
Ermal Mamaqi festoi një ditë më parë ditëlindjen me një festë surprizë, organizuar nga Ami.
Ajo ja arriti qëllimit ta surprizonte aktorin i cili nuk e priste aspak një surprizë të tillë.
Një video nga ky moment ajo e ka ndarë në instagramin e saj ku shohim një grup miqsh e të afërmish që janë mbledhur për të festuar.
Menjëherë pasi hyn Ermali ndizen dritat dhe të gjithë thërrasin njëzëri :surprizë” dhe fillojnë të urojnë aktorin.
“Për ty që ke ndriçuar si yll në jetën time. Gëzuar ditëlindjen. Edhe pse është shumë e vështirë të surprizosh një njeri si ty, ja dola të mos më parashikoje këtë herë. Të dua shumë”
Festa ka vijuar më pas mes fishekzjarresh, muzikës, urimeve e dhuratave nga ana e të ftuarve.
Link: https://www.instagram.com/amardatoska/
Link: https://www.instagram.com/p/CMsdQmGpR91/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKrsiZkp9i9/