
Aktorja e njohur e “Klanifornias”, Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë vajzën dhe lajmin e ka dhënë vetë ajo në instagram me anë të një fotoje nga materniteti.
“Ajo është më në fund këtu”, shkruan Eljona krahas fotos ku zbulon se është bërë nënë e një vajze.
Kujtojmë se aktorja e zbuloi shtatëzaninë e saj dhe gjininë e bebit në fund të vitit të shkuar, ndërsa më pas me anë të disa fotove tregoi gjithashtu për herë të parë partnerin e saj.
Aktorja nuk e ka zbuluar portretin e vogëlushes dhe as emrin e saj, por vetëm një foto të ballit të vogëlushes që ndodhet në krevat, ndërsa përreth shohim tullumbace dhe trëndafila.
Link: https://www.instagram.com/elionapitarka/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMfjr0Mhx8K/