Ervin Koxheri është një prej ish kandidatëve të “Përputhen” që nuk e gjeti dot dashurinë brenda programit, por jashtë tij.
Ai u largua nga spektakli i papërputhur, por së fundmi ka bërë publike lidhjen e tij me bukuroshen që është shpallur miss Lezha në 2018 Damaljanta Gjergji.
Ai ka postuar në instagram një foto ku shihet i përqafuar me vajzën në fjalë dhe krahas fotos ka postuar një zemër dhe një dryn.
Kujtojmë se Ervini u largua nga emisioni në fund të muajit janar me vendim të vajzave, pasi prej kohësh ai nuk dilte në takim me asnjë prej vajzave.
Të vetmet takime që pati ishin ato me Fjorelën dhe Anën e parë, të cilat u larguan nga spektakli.
Ndërkohë krahas fotos shohim shumë komente dhe urime për çiftin nga miq e fansa të tyre.
Link: https://www.instagram.com/p/CMuRQqUhm8ncM2RMQTxq81TnmzWVqNdax9XZzY0/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGIkV3-nxOsprNVO6r6I3O6yJUQRIWgz_bic_40/