
Kida është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe profesionale.
Fakti që është një prej këngëtareve më të dashura e vërteton edhe dhurata e fundit që ka gjetur tek dera e shtëpisë.
Ajo ka postuar në instagram një trëndafil të kuq që e kishte gjetur pas derës së shtëpisë shoqëruar me një pusullë nga një fanse e saj që prej 2014.
Në këtë letër ajo e falënderon Kidën për mirësinë, buzëqeshjen e saj dhe për muzikën që bën, ndërsa i shpreh gjithë adhurimin që ka për të dhe muzikën e saj.
“Jam njeriu më me fat në botë, që kam fansat më të mirë. Ju dua kaq shumë”, shkruan Kida krahas letrës nga fansja e saj.
Link: https://www.instagram.com/kida/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF7rvJ1h6rk/