
Andrra dhe Sinan Hoxha u bënë prindër të një djali disa ditë më parë.
Vogëlushi Ayan erdhi në jetë të premten dhe shtoi shumë gëzim në familjen e tyre dhe veçanërisht tek vogëlushi Ansi i cili është shumë i lumtur që është bërë me një vëlla.
Andrra ka mbërritur bashkë me të vogëlin në shtëpi dhe Sinani i ka bërë një super mikpritje.
Në një sfond me tullumbaca ngjyrë bojeqiell, Andrra dhe Sinani pozojnë së bashku me dy fëmijët e tyre.
Me të voglin në duar dhe me Ansin që duket kaq i lumtur teksa prek vëllanë e tij të vogël.
“Mirë se vjen në shtëpi Ayan”, shkruan Andrra krahas portretit më të bukur familjar ku të katërt duken kaq të lumtur.
Link: https://www.instagram.com/p/CMzOnDNlOCTf3OkKd8ZPbJH5TBbx4Cq4GL99hA0/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC52P_tHeNvq-h9lp6TD2eNhJ7hheo9Oqpfe140/