
Don Xhoni është një nga reperat që shpërtheu menjëherë në tregun muzikor.
Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e tij.
Këngëtari ka qenë në qëndër të vëmendjes këto kohë si për jetën e tij profesionale dhe atë personale.
Së fundmi ai ka ndarë me fansat disa momente të këndshme pranë familjarëve të tyre.
Gjyshja e tij ka ditëlindjen. Reperi shkruan: “Urime ditëlindjen nona jem. Mos na lëntë zoti pa gjyshe”
Më pas ka postuar një video të gjyshit dhe gjyshes që po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Dhe krahas shkruan: “Në djall jeta e super starit. Unë zgjedh jetën e vërtetë”.
Reperi sapo na tregoi se ka një super raport me familjen dhe gjyshërit me siguri i ka pikë të dobët.
Link: https://www.instagram.com/stories/don_xhoni/2537380221414352020/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLpN1b_Arpq/?utm_source=ig_web_copy_link