
Në dritare duke pritur babin, bashkëshortja e Gold Ag poston foton videon unike të të birit
0
0
Gold Ag dhe partnerja e tij u bënë prindër të një djali në 28 nëntor të vitit të kaluar.
Ata e quajtën vogëlushin Gueril dhe shpesh here i kemi parë teksa ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale foto dhe video me momentet më të bukura familjare.
Së fundmi bashkëshortja e këngëtarit ka postuar në instagram një video të vogëlushit që po qëndron pranë dritares duke parë nga rruga.
Krahas videos ajo shkruan: “Po pret babin..”, ndërsa shohim vogëlushin që lëviz pranë dritares.
Link: https://www.instagram.com/arianagushi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLRV6gnFGdg/