Dojna dhe Vlashenti prej kohësh janë një çift i konsoliduar. Së fundmi Vlashenti ka qenë i ftuar në ‘Wake Up’.
Ai ka ndarë me ndjekësit momente nga jeta e tij personale ku ka biseduar për dy pika të veçanta të jetës së tij që janë familja e tij dhe partnerja.
“Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, jo vetëm fizikisht.
Unë jam me fat. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ tonin, por nuk është ai bebi që mendoni ju. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ që është më tepër në jetën e biznesit”-shprehet Vlashenti.
Është herët të flasim për një zgjerim në familje por me siguri shumë shpejt do ti shikojmë në një projekt të përbashkët.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jHEN_XSNA6Q
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLFh7TfhoI4/?utm_source=ig_web_copy_link