0
0
Modelja e njohur Afërdita Dreshaj u bë nënë e një fëmije pak ditë më parë.
Ajo dhe partneri i saj Jakub sollën në jetë një djalë të cilin vendosën ta quajnë me emrin unik Sky Blue.
Modelja ka postuar disa foto me të voglin duke e zbuluar portretin e tij që në momentin e parë kur erdhi në jetë.
Por tashmë që është bërë nënë, ajo është bërë nostalgjike për fotot e saj kur ishte fëmijë.
Ajo ka postuar në instagram disa foto të saj disa muajshe dhe nëse do të bëjmë një krahasim të saj me të birin e themi me bindje të plotë se vogëlushi është një kopje e të ëmës kur ishte një fëmijë.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHVssPip6gd/