Home ShowBiz U tha se shpërndante drogë, Kristiani sqaron se çfarë fshihet pas çajit matcha
U tha se shpërndante drogë, Kristiani sqaron se çfarë fshihet pas çajit matcha
0

U tha se shpërndante drogë, Kristiani sqaron se çfarë fshihet pas çajit matcha

0
0

Kristiani ishte një nga konkurrentët më të përfolur në Për’puthen kjo për shkak të deklaratës së tij që ai kishte dhënë që në prezantim.

Ai tha se jam mjek popullor pa diplomë dhe kam shëruar shumë njerëz, kjo gjë ndezi shumë polemika në publik që nga ajo ditë, e deri më sot.

Kristiani përgatiste një çaj matcha që sipas tij rriste performancën e individëve dhe një nga arsyet që ai u përjashtua ishte kjo gjë ku sipas opinionistit ky çaj mund të jetë ndonjë lloj droge.

Ndjekësit vijojnë të interesohen mbi këtë situatë në rrjete sociale dhe Kristiani ka një sqarim për të gjithë.

“I japim dhe pak kohë situatës. Ishte kontraditë, fundja mund të ishte dhe batutë, por realisht nuk ishte, por mbase po. Ka dhe njerëz që thonë duhet të arsyetojmë e pastaj të flasim, e në fund nuk flasin por pëllasin e askush nuk iu kërkon llogari.

Në pyllin e gënjeshtrës, e vërteta është virus e unë fola siç fola sepse ashtu duhej. Pse duhej? Do e marrim vesh?”- ka shkruar ai, duke na bërë akoma më kuriozë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/kristianmarcinaj/2541124073212147016/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kristianmarcinaj/