
Melvani dhe Lediana janë një tjetër çift i krijuar në “Përputhen” dhe që pak ditë më parë u deklaruan për njëri tjetrin.
Ata janë duke u njohur prej kohësh tashmë dhe pas gjithë debateve më në fund vendosën që do të frekuentojnë njëri tjetrin.
Tea, njëra prej vajzave të “Përputhen” që doli jashtë e përputhur me Andin, por që në të vërtetë ishte e lidhur me Beartin ka një mendim të sajin për ata të dy.
Kur e kanë pyetur se çfarë mendimi ka për ata të dy, Tea ka deklaruar se ata të dy i pëlqejnë shumë dhe vetëm episodet e tyre ka ndjekur nga “Përputhen”
Pavarësisht dyshimeve se ata në fakt mund të jenë duke bërë lojë ka edhe nga ata që i pëlqejnë dhe mesa duket Tea beson teka ata të dy si çift.
Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMHvaFEDg58/