
Modelja e njohur Afërdita Dreshaj është bërë nënë e një djali në mes të muajit të kaluar.
Ata të dy u bekuan me vogëlushin Sky Blue dhe që në momentin e parë nuk i kursyen fotot e ëmbla të vogëlushit.
Së fundmi Afërdita ka ndarë me ndjekësit në instagram se si duket dhoma e vogëlushit të saj.
Ajo ka shpërndarë një video të Sky veshur me një komplet blu shtrirë në krevatin e tij.
Në krah të krevatit shohim një xhirafë të madh, ndërsa brenda disa elefantë pellushi.
Në mur shohim disa piktura kafshësh dhe gjithçka duket kaq e këndshme.
Kujtojmë se Sky është fëmija i parë i çiftit të cilët u martuan rreth tre vite më parë me një ceremoni shumë të veçantë në Miami.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNQKYRPpSph/