Pasi Tea deklaroi se Andi ishte i lidhur në kohën që ata të dy për publikin ishin bashkë, të gjithë menduan se vajza ishte Melisa.
E ndërsa Andi tha se do të fliste kur të bëheshin 30 mijë folloëers në facebook-un e tij, Melisa vendosi të mbyllte instagramin, megjithatë nuk ka mbetur në heshtje pasi ka reaguar përmes llogarisë së saj në Tik Tok.
“Do të rikthehem sepse duhet të flas edhe unë. Jo për publikun sepse unë nuk i detyrohem askujt që të flas për gjërat e mia private. Këtë pjesë duhet ta kenë të qartë të gjithë njerëzit dhe portalet. Duhet të flas sepse me sa duket supet e mia nuk mbajnë dot hipokrizinë, filozofitë dhe moralet që shesin një pjesë për të dalë nga situata. Por nuk ngrihesh duke ulur të tjerët por meqë dëshironi këtë lojë jua kam borxh rpa. Le të happen letrat për të gjithë dhe të vendosim pikat mbi i, sepse realisht më lodhët, por nuk rrëzohem”, shkruan ajo në një foto ku shfaqet me shpinë.
Mesa duket edhe Melisa ka vendosur të rikthehet sërish dhe të tregojë të vërtetën e saj, por se kur nuk dihet.
Link: https://www.tiktok.com/@melisa_lleshi?lang=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI6VeOHhSQ0/