
Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë rreth dy javë më parë.
Ajo solli në jetë një vajzë të cilën vendosi ta quajë Gala dhe lajmin e dha vetë ajo në rrjetet sociale në momentin kur vogëlushja erdhi në jetë me disa foto shumë të këndshme nga materniteti.
Deri tani Eliona nuk e kishte zbuluar portretin e vogëlushes dhe në fotot e postuara në instagram ajo ka pozuar vetëm me kurriz.
Ndërkohë në një foto të postuar pak minuta më parë, ajo ka zbuluar portretin e Galës ndërsa është duke fjetur në krevat.
Vogëlushja është veshur me një kostum ngjyrë rozë dhe pranë saj ka një kukull që ka të shkruar emrin e saj.
Krahas fotos shohim me qindra komente nga miq dhe fansa të aktores të cilët e komplimentojnë vogëlushen.
Link: https://www.instagram.com/p/CNZ1GuuBGtc/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM171t7hnqK/