
Bella, vajza e stilistit të njohur Valdrin Sahiti festoi dy ditë më parë tre vjetorin e lindjes.
Me këtë rast prindërit e saj i kishin organizuar një festë përrallore me një dekor fantastik dhe me shumë personazhe përrallash të cilat e bënë festën edhe më të bukur.
Ka qenë vetë Valdrini ai që ka postuar në instastory disa prej momenteve më të bukura nga festa e vogëlushes, ku të binte në sy një super ambjent mbuluar me tullumbaca shumë ngjyrëshe.
Pjesë e festës përveç shokëve të vogëlushes ishin edhe shumë personazhe përrallash të cilët kanë argëtuar fëmijët gjatë gjithë kohës.
Bella është fëmija i parë i stilistit dhe bashkëshortes së tji, të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.
Link: https://www.instagram.com/valdrinsahitiii/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLEOkFCs64G/