
Bebe Rexha është një nga zërat më të suksesshëm në tregun muzikor brenda dhe jashtë vendit.
Sukseset e këngëtares janë një krenari e madhe jo vetëm për të por për të gjithë ne.
Bebe është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta dhe arritjet e saj.
Së fundmi këngëtarja ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj. Bëhet fjalë për një nga këngët më të sukseshme të repertorit të saj.
“Meant to be” ka arritur 1 miliardë dëgjime në “Spotify” dhe Bebe Rexha nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Pak ditë më parë këngëtarja tërhoqi vëmendjen me një deklaratë të fortë mbi photoshopin. Ajo iu bëri thirrje të gjithëve që të tregojnë trupin dhe fytyrat e tyre të vërteta larg photoshopit.
Linku: https://www.instagram.com/stories/beberexha/2550329890093475760/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/