
Këngëtarja Morena Taraku është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të rëndësishme nga jeta e saj e përditshme.
Sot familja e saj gëzon dhe arsyeja e festës është ditëlindja e të atit. Me një urim emocionues për të Morena shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës time, babait më të mirë dhe shokut tim më të ngushtë. Jeta ime nuk ka kuptim pa ty. Të dua, Mo-ja jote.”
Me këtë rast këngëtarja na zbuloi se si i ati e thërret në përkëdheli të bijën.
Morena nuk ka nguruar për asnjë çast të tregojë marrëdhënien e veçantë që ka me të atin. Kujtojmë se vite më parë këngëtarja ka humbur të ëmën dhe gjëja më e shtrenjtë që ka nga kjo jetë padiskutim është babai.
Linku: https://www.instagram.com/stories/morenataraku/2551231214582675104/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BdM9DF_X-/?utm_source=ig_web_copy_link