
Tea edhe pse ka kohë që ka dalë nga “Përputhen”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi ajo është ndarë nga Bearti dhe tha se motivi ishte xhelozia e tij.
Ndërkohë së fundmi e kemi parë shumë aktive në instagram ku poston vazhdimisht video të ndryshme nën shoqërinë e miqve, ndërsa nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.
“Kaq e poshtër paske qenë ti, vetëm për follower prishe imazhin, tani nah edh story”, i shkruan një prej ndjekësve të cilit Tea nuk ja lë mangët një përgjigje.
“Nëse do ishte për followers do e kisha ruajtur imazhin që në fillim, ose më vonë do isha përpjekur ta rregulloja, por siç e keni vënë re po zgjedh të vazhdoj jetën time dhe të bëj paqe me faktin që ana ime e historisë është po aq e vlefshme edhe nëse nuk e dinë të gjithë”, shkruan Tea në përgjigje të komentit të ndjekësit.
Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJMKO3oBUJr/