Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Ana dhe Arsimi dy ish kandidatë të “Përputhen”, janë në një lidhje së bashku.
Asnjë prej tyre nuk e pranoi publikisht një gjë të tillë, por disa detaje kanë shtuar vazhdimisht dyshimet për një lidhje mes tyre.
Por së fundmi Ana i ka habitur të gjithë teksa është përgjigjur se nuk e di nëse është e dashuruar me dikë, ndoshta edhe mund të jetë.
Më pas tha se do të dëshironte të bëhej nënë sapo të gjente personin e duhur, ndërsa mohoi zërat se është fejuar.
Nga ana tjetër pas këtyre deklaratave ajo që i ka habitur më shumë fansat është një reagim nga ana e Arsimit.
Ai ka postuar një status me një çmim Oskar krahas së cilit shkruan: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët emri juaj fillon me A, njerëz të rremë”
Ky status duket sikur i drejtohet Anës dhe kjo të bën të mendosh se ata ndoshta mund të jenë ndarë.
Link: https://www.instagram.com/iamarsimabduli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNQcpqjpVefrk0ddXoYj81xi9T3NseS198gatk0/
https://www.instagram.com/p/CK_UPeMlEX9/