
Anxhela Peristeri është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Top Albania Radio.’
Këngëtarja tregon se të qenurit pjesë e Eurovizionit është shumë e lodhshme dhe në këtë situatë pandemie gjërat sa vijnë dhe bëhen më të vështira.
Anxhela është ngacmuar dhe për jetën personale ku ka ndarë me ndjekësit përshtypjet mbi puthjen e parë.
Puthjen e parë e kam dhënë në gjimnaz dhe madje atë natë bëja prova me filxhan në shtëpi që të mësoja të puthja. Mbas asaj puthje të shpifur nuk u putha më për dy vite me rradhë -u shpreh Anxhela.
Për sa i përket jetës private Peristeri shprehet se nëse do të kishte të reja do të tregonte.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=XJaZSt5cIh4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/