
Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër të një vajze rreth një muaj e gjysmë më parë.
Ata vendosën ta quajnë vogëlushen Bota dhe që në momentin e parë nuk kanë hezituar të zbulojnë portretin e saj.
Së fundmi Elita ka zbuluar se si është transformuar trupi i saj në vetëm pak kohë pas lindjes.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të një java para se të sillte në jetë vajzën dhe një video e fundit para pasqyrës ku tregon barkun e sheshtë.
Elita i ka habitur të gjithë me faktin që e ka marrë veten shumë shpejt dhe ka arritur në formën e saj perfekte në shumë pak ohë pas lindjes së dytë.
Elita dhe Gjiko janë bërë tashmë me dy fëmijë, vogëlushin Zëri dhe motrën e tij Botën.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz_ALEbFxkU/