Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli do të bëhen prindër të një vajze.
Modelja është në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe shumë shpejt do të bekohet me fëmijën e parë.
Reperi ka dhënë një intervistë ekskluzive për ATV ku ka folur gjatë rreth emocioneve të shtatëzanisë.
Ai tha se nuk e ka pritur që të gëzohej kaq shumë që do të bëhej me vajzë dhe se ndihet shumë i lumtur dhe gati për t’u bërë baba.
Arbenita nga ana tjetër ka rrëfyer se mezi po pret mometin kur të shtrëngojë të voglën e saj, ndërsa zbulon se shtatëzania po ecën shumë mirë.
Probleme ka pasur vetëm në tre muajt e parë, ndërsa tashmë çdo gjë po shkon shumë mirë dhe të dy janë në pritje nga momenti në moment për ardhjen e vogëlushes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=NnSqc1kIro0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLcfm-_BNDE/