Home ShowBiz “Kur ke shumë për të thënë por…”, Saimiri reagon pas zërave për ndarje
“Kur ke shumë për të thënë por…”, Saimiri reagon pas zërave për ndarje
0

“Kur ke shumë për të thënë por…”, Saimiri reagon pas zërave për ndarje

0
0

Saimir Kasemi, djali që u vendos përballë 20 vajzave për të zgjedhur partneren e tij është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes.

Pasi përzgjodhi Merin dhe postoi disa foto me të direkt pas emisionit, ai u largua në Gjermani,ndërsa Meri qëndroi në Tiranë.

E ndërsa më pas nuk pati më asnjë foto apo dalje publike të të dyve, të gjithë po mendojnë se ai dhe Meri janë ndarë, ose që e gjitha ka qenë thjesht për shoë.

Saimiri ka treguar pak kohë pas mbylljes së spektaklit se ata janë duke u njohur me njëri tjetrin dhe se janë shumë mire, pavarësisht se nuk janë afër njëri tjetrit.

Por në një foto të postuar së fundmi në instagram, Saimiri shkruan: “Klas është të kesh shumë për të thënë, por të vendosësh të qëndrosh në heshtje përballë budallenjve”.

Krahas kësaj fotoje dhe mbishkrimit, shumica e komenteve kanë lidhje me Merin.

Thuajse të gjithë e pyesin nëse janë ndarë dhe se çfarë po ndodh mes tyre.

Por Saimiri ka vendosur të heshtë, ashtu siç është shprehur edhe në mbishkrimin e fotos që ka postuar.

saimiri

saimirii

Link: https://www.instagram.com/p/CNvBb-oBrce/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLuN_8sAWXPUMUA7t5chYnHY42RGofwtKPx3F40/