
0
0
Gigi Hadid dhe Zyan Malik u bënë prindër të një vajze 7 muaj më parë.
Vogëlushja Khai është rritur tashmë dhe këtë sapo na e vërtetoi Gigi përmes disa fotove në 7 mujorin e lindjes së saj.
Modelja është kujdesur që mos ta tregojë portretin e të voglës se saj, por shohim se mban veshur një kostum sportiv në ngjyrë të kuqe.
Në fotot e Gigit, vogëlushja është duke luajtur me lidhësen e kqpucëve të saj, ndërsa krahas fotos modelja shkruan: “S’mund ta besoj që vogëlushja ime është 7 muajshe këtë javë”.
Krahas fotove shohim komente pafund nga miq dhe fansa të modeles të cilët i kanë uruar vogëlushes qindra vite të lumtura.
Link: https://www.instagram.com/p/CN41bd5HzN4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH6u2d5Hm8H/