
0
0
Çifti i njohur i aktorëve Kim dhe Brant Dougherty janë bërë prindër për herë të parë.
Ata kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur Wilder David.
Lajmin e ka dhënë vetë aktorja përmes një fotoje ku ajo dhe partneri i saj mbajnë në duar vogëlushin duke zbuluar kështu edhe portretin e tij të ëmbël.
“Mirë se erdhe në botë Wilder David Dougherty. Je kaq i dashur”, shkruan Kim krahas fotos ku pozon me të birin në duar.
Krahas fotos shohim pafund komente nga miq dhe fansa të çiftit të cilët i kanë uruar për ardhjen në jetë të djalit.
Link: https://www.instagram.com/p/CN5FyKaBK_m/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/zaXVzabKbGE