
Lori Hoxha është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë me fansat detaje nga jeta e saj private, udhëtimet, apo stilin unik në veshje.
Ajo kishte udhëtuar pak kohë më parë drejt Dubait ku bëri disa ditë pushime, ndërsa e pamë teksa postoi disa foto shumë të këndshme.
Lori ndërkaq ka thënë kohë më parë se nuk do të postonte më foto me bikini dhe deri tani e ka mbajtur fjalën, por së fundmi e ka tradhëtuar nipi.
Vogëlushi ka qenë duke luajtur me telefonin e Lorit dhe ka publikuar pa dashje një foto të saj teksa pozon me bikini përpara pasqyrës.
Ajo duket në formë perfekte ndërsa krahas fotos shkruan: “Më falni, nipi im postoi këto foto ndërsa ishte duke luajtur në telefonin tim”
Krahas fotos miq dhe ndjekës të Lorit e kanë komplimentuar për format, ndërsa më humor i kanë thënë që t’ja japë më shpesh nipit telefonin.
Link: https://www.instagram.com/p/COKqYDmFOF9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF6vyf_l1_1/