
Enca është një prej këngëtareve që më shumë se kushdo tjetër di se si të tërheqë vëmendjen.
Ajo është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë me fansat momente nga jeta e saj profesionale dhe private. Në një bashkëbisedim me fansat ku Enca ju është përgjigjur pyetjeve të tyre, dikush e ka habitur me një pyetje të pazakontë.
“Ti ishe shtatëzanë, ku është çfarë ndodhi” e pyet një prej ndjekësve dhe Enca i përgjigjet.
“Ndoshta po flet për ndonjë shtatëzani ushqimi. Nuk do të jem shtatëzanë për të paktën nja 5 vjet besoj”, përgjigjet ajo duke shuar njëherë e mirë të gjitha zërat për një shtatëzani të mundshme.
Nga ana tjetër Enca konfirmon se aktualisht është single e lumtur dhe e përmbushur.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEKLLNJnCYN/