
“Përputhen” duket se është shndërruar në një fenomen për të cilin po flasin të gjithë pavarësisht moshës.
Edhe djali i moderatores Bora Zemani duket se është ndjekës i spektaklit dhe madje ka preferencat e tij për vajzat.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në instagram një video të të birit përballë një kutie me luleshtrydhe në formë zemre.
Ajo i thotë të birit se luleshtrydhet ja ka sjellë vajza që ai ka më shumë qejf në “Përputhen” dhe Arbori përmend menjëherë emrin e Ledianës duke zbuluar kështu emrin e vajzës për të cilën ka më shumë simpati.
Më pas Arbori e falënderon Ledianën për luleshtrydhet dhe duket shumë i lumtur që ajo i ka sjellë frutat e tij të preferuara.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMmcvXiDZkw/