Olsa Muhameti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbizit.
Prej kohësh një pjesë e madhe e programeve mbajnë autorësinë e saj, por ai më i spikaturi që i dha akoma më shumë famë është PërPuthen.
Autorja shpesh ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë ndjekësve të saj që i kanë dhënë mbështetje teksa ajo ka prekur ëndërra të mëdha.
Pas gjithë kësaj vëmendje dhe suksesi Olsës i ka ndodhur një incident i papritur.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa video ku shohim se ka pësuar një ndrydhje në këmbë. Për pak kohë i duhet ta mbajë me kujdes derisa të rikoperohet plotësisht.
Ky incident nuk ka zbehur aspak energjinë e saj për të punuar dhe me sa kuptojmë nga postimet gjen kohë dhe për festë me kolegët e saj.
Linku: https://www.instagram.com/stories/olsamuhameti/2564166297063953856/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/olsamuhameti/