
Stilisti i njohur Valdrin Sahiti ka veshur një tjetër personalitet të huaj duke u bërë një prej stilistëve më të famshëm brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë.
Këtë herë Valdrini ka stiluar një fustan në ngjyrë portokalli që është veshur nga modelja amerikane Chrissy Teigen, bashkëshortja e këngëtarit John Legend.
Chrissy duket në formë perfekte me fustanin e shkurtër para dhe të gjatë mbrapa dhe me dekoldenë e hapur.
Ajo mori pjesë me këtë veshje në “Global Citizen Vax” ku ishin të pranishëm shumë njerëz të njohur.
Modelja nuk është e vetmja që është veshur nga stilisti i njohur amerikan.
Ai ka stiluar së fundmi edhe fustanin e fejesës së aktores së njohur Bella Thorne.
Link: https://www.instagram.com/valdrinsahitiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuJkOE2H_BH/