
0
0
Sara dhe Geliani janë një tjetër çift në “Përputhen”.
Ata u deklaruan pasditen e sotme për njëri tjetrin dhe u panë teksa realizuan një kërcim me njëri tjetrin.
Geliani deklaroi se nuk ka ndjenja për asnjë tjetër në emision përveç Sarës, ndërsa kjo e fundit e quajti atë “Gjysma ime më e mirë”
Kujtojmë se Geliani realizoi një takim me Sindin dhe u duk se pati pëlqim mes tyre, por ai tha se në fakt nuk ndjen për Sindin dhe se ka thjesht respekt si për të edhe për vajzat e tjera.
Më pas ata të dy realizuan një kërcim romantik dhe dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_ZJ325wQCKM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/