
Gjykata britanike të Mërkurën mbështeti pretendimin e Meghan Markle për të drejtat e autorit kundër ‘Associated Newspapers’, lidhur me botimin e një letre drejtuar babait të saj.
Markle ka fituar çdo pjesë të pretendimit të saj ligjor kundër grupit të gazetave.
Por gjykatësi tha në atë kohë që pretendimi i saj për të drejtat e autorit kishte nevojë për shqyrtim të mëtejshëm sepse grupi i gazetave sugjeroi që Meghan nuk zotëronte plotësisht të drejtat e autorit të letrës dhe anëtarët e ekipit mbretëror të komunikimeve e ndihmuan atë ta hartonte.
Letra e Meghan drejtuar babait të saj të larguar u shkrua disa muaj pasi ajo u martua me nipin e Mbretëreshës Elizabeth II, Princ Harry dhe i kërkoi atij që të ndalonte së foluri me tabloidët dhe të bënte pretendime të rreme për të në intervista.
Meghan dhe burri i saj ka mbyllur me sukses veprimet ligjore për shkeljet e privatësisë së tyre nga media që kur u transferuan në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/