
Moderatorja Dojna Mema është bërë nostalgjike duke u kthyer pas në kohë.
Ajo ka postuar një foto kur ishte vetem 16 vjeç kur i kishte flokët të zeza dhe me baluke.
Duhet pranuar që Dojna nuk ka ndryshuar shumë që atëherë me përjashtim të modelin të flokëve.
Sot ajo I ka flokët më të shkurtëra dhe pa baluke, ndërsa ka luajtur herë pas here me ngjyrën duke i çelur e duke i errësuar vazhdimisht.
Moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga jeta e saj private dhe profesionale.
Që prej fillimit të këtij viti ajo bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Vlashent Sata dhe që prej atij momenti i shohim vazhdimisht bashkë teksa ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
Link: https://www.instagram.com/dojnamema/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHC_AhHhR5B/