
Antonela dhe Arsimi janë përfolur prej kohësh se kanë filluar një romancë jashtë emisionit.
Vetë dyshja kanë hedhur dyshime me postimet e tyre në rrjete sociale se mund të jenë në një lidhje së bashku.
Gjithçka nisi kur Antonela ripostoi një nga fotot e ish-konkurrentit të larguar nga emisioni.
Ajo bashkangjitur postimit i thoshte: ‘Zemra ime dukesh shumë bukur i veshur me Dolce & Gabbana’.
Më pas Arsim i shkruajti: ‘Ti je mariuana ime’.
Antonela së fundmi ka udhëtuar drejt Italisë ku përveç të ëmës duket se është e mirë shoqëruar dhe nga Arsimi.
Dyshja mundohen të bindin ndjekësit se e gjithë kjo ishte një rastësi. Me sa duket rastësitë e tyre po shpeshtohen aq shumë sa nuk besohen më.
Linku: https://www.instagram.com/stories/antonelathereal/2569975962222145115/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CN7pVaerE2AHvMLI81iBPCupmXr5b4jGlb4KuI0/
https://www.instagram.com/p/COiipcspMqV4p4JOKfv0O-plnGrUsT1BWvZul00/