0
0
Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub para dy muajsh u bënë prindër për herë të parë.
Familja e tyre u zgjerua me një djalë që vendosën ta quanin Sky Blu. Afërdita është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në këtë ditë të veçantë për të birin nuk kishin si të mungonin disa fjalë të ëmbla.
‘Gëzuar 2-mujorin vogëlushi im, mami dhe babi të duan kaq shumë’- shkruan Afërdita përkrah fotos së të birit.
Afërdita vetëm pak ditë më parë festoi për herë të parë Ditën e Nënave dhe urimet për të ishin të shumta. E motra mori vëmendjen e festës ku i kishte përgatitur një super urim së bashku me një buqetë me lule.
Linku: https://www.instagram.com/stories/aferditadreshaj/2574896879806712779/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/