I mahniti me performancën e saj, Anxhela Peristeri rrëmben çmimin e parë pak orë para finales
Anxhela Peristeri prej ditësh ndodhet në Holandë ku po merret me detajet e fundit të performancës së saj.
Pak ditë më parë këngëtarja parakaloi në tapetin e kaltër dhe veshja e saj tërhoqi vëmendjen e të gjithve. Nga votimi që u realizua këngëtarja u shpall personazhi i veshur më bukur.
‘WiwiBlogs”, portali më i madh i ‘Eurovision’, ka organizuar një sondazh për publikun për të përzgjedhur këngëtaren e veshur më bukur dhe Anxhela ka qenë më e votuara. Fustani i kuq, i çarë deri lart këmbës dhe e gjithë veshja u punua nga Valdrin Sahiti.
‘Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe që më keni votuar si të veshurën më bukur në tapetin bruz në Eurovision. Ja dolëm Valdrin Sahiti’, shkruan Anxhela në një postim.
Këngëtarja do të na përfaqësojë me këngën ‘Karma’ e cila do të këndohet në shqip.
Linku: https://www.instagram.com/p/CPA1lhxjZFj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/