
Dukesha e Kembrixhit ka marrë dozën e saj të parë të vaksinës së Covid-19. Kate Middleton, gruaja e Princit William, mori vaksinën e saj në Muzeun Shkencor të Londrës, një qendër masive vaksinimi pranë shtëpisë së çiftit në Kensington Palace, sipas një foto të postuar në Twitter.
“Dje mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë proces. Faleminderit për çdo gjë që po bëni.”
Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë mbretëreshën Elizabeta dhe Princi Charles, kanë publikuar takimet e tyre për vaksinat për të inkurajuar njerëzit të marrin pjesë në vaksinim pa frikë.
Britania këtë javë zgjati programin e saj të vaksinimit Covid-19 për të gjithë mbi moshën 30 vjeç. Programi është zgjeruar gradualisht në grupmosha progresive më të reja që kur filloi në fillim të dhjetorit dhe më shumë se 70% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë .
Linku: https://twitter.com/KensingtonRoyal?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwca
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/katemeddiltonofficel_one1/