Home ShowBiz Nga raporti me të ëmën tek jetimorja, Ana rrëfen mes lotësh të shkuarën e errët
Nga raporti me të ëmën tek jetimorja, Ana rrëfen mes lotësh të shkuarën e errët
0

Nga raporti me të ëmën tek jetimorja, Ana rrëfen mes lotësh të shkuarën e errët

0
0

Ana është një nga konkurrentet më të komentuara që pas daljes nga emisioni i Për’Puthen. Gjatë emisionit ajo tregoi se nuk ka pasur një fëmijëri si të gjithë të tjerët dhe për këtë kishte ëndërr që të ndërtonte një jetimore.

Së fundmi Ana ishte e ftuar në emisionin ‘Why Not’ ku ka ndarë me ndjekësit një pjes të shkuarës së errët nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj.

‘Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve’, tha Ana.

Ndër të tjera ajo ka treguar mes lotësh eksperiencën e saj në jetimore dhe si arriti që mungesën e shpresës ta kthente në forcë të madhe.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5XivJvCLxNc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_callmebeba_/