
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë shembuj të një miqësie të fortë që i ka mbijetuar të gjitha sfidave ndër vite.
Vajzat organizojnë shpesh takime të çmendura shoqërie mes tyre. Edhe pse vitet kalojnë Xhemi dhe Arbana përveç miqësisë kanë angazhime familjare.
Shoqëria e tyre duket se ka prioritet mbi gjithçka dhe një gjë të tillë e kuptojmë nga deklarata e fundit që ka bërë Arbana.
‘Ma ndriçon ditën’ shkruan moderatorja krahas një fotoje me miken e saj të zemrës Xhemin.
Me siguri Eduarti dhe çdo burrë po të ishte në vendin e tij, do të ndihet xheloz kur të shikojë se kush ia ndriçon ditët partneres së tij.
Kujtojmë se pak ditë më parë moderatorja në ditën e 1 qershorit nëpërmjet një postimi na zbuloi se djali i saj i madh Joni ishte bërë operacion për grykët.
Linku: https://www.instagram.com/p/CPsTHsXgFra/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/