
Prej javësh po diskutohet largimi i Majk nga ‘Babastars’. Në media dhe jo vetëm janë aluduar shumë thashetheme se mes Majkut dhe Getoarit mund të kishte një krisje.
Bashkëpunimi i Ledrit me Majk i përforcoi akoma më shumë dyshimet. Dje dyshja kanë lançuar projektin e fundit i cili titullohet ‘Marr’.
Projekti i tyre u përqafua menjëherë nga ndjekësit dhe me siguri kënga do të jetë një ndër hitet më të dëgjuara gjatë sezonit të verës.
Getoari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale i dha fund të gjitha dyshimeve.
Ai ka publikuar një pjesë të klipit të Majk në story, gjë që nënkupton se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë për tu shqetësuar.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ghettogeasy/2592349833362439511/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ghettogeasy/