
0
0
Armina Mevlani pak ditë më parë festoi ditëlindjen dhe nuk munguan momentet nga festa madhështore.
Urimet për blogeren ishin të panumërta dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi në publik nga ana e partnerit të saj Shkëlzenit.
Me kaq u mjaftuan gojët e liga dhe filluan të nxjerrnin konkluzione se dyshja mund të ishin ndarë.
Së fundmi Armina ka ndarë një video nga atmosfera e ditëlindjes dhe me sa kuptojmë dashuria e tyre nuk ka nevojë për deklarata publike.
Dyshja shfaqen mjaft të lumtur duke kërcyer dhe u argëtuar në mes të miqve të tyre më të mirë.
Kjo ishte një shuplakë për të gjithë ata që hamendësuan se blogerja dhe Shkëlzeni nuk janë bashkë
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/armina_mevlani/