Kiara Tito prejvitesh i është përkushtuar moderimit. Ajo dashje pa dashje është në qendër të vëmendjes së shtypit rozë për shkak të thashethemeve mbi jetën personale.
Së fundmi Kiara ka qenë e ftuar në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’ dhe ka rrëfyer disa momente të pathëna nga jeta e saj.
Ajo ka treguar rrugëtimin e vështirë që i është dashur të ndjekë në televizion për të arritur këtu ku është.
Moderatorja ka treguar dhe një moment paniku që preku të gjithë shqiptarët dhe bëhet fjalë për tërmetin që la pas shumë dhimbje.
‘Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz,’ -tha Kiara.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=WLr-LPbvjL8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kiaratito/