
Kanë kaluar plot 1 vit nga lindja e vajzës së Besnikut dhe Jonidës. Emi sot feston ditëlindjen e saj të parë dhe mami Jonida i ka bërë një super dedikim në rrjete sociale të voglës së saj.
‘Si sot para 1 viti, në 12.04 të pashë fytyrën për herë të parë, të dëgjova zërin dhe të ndjeva aromën. Që nga ky sekondë e përjetë jeton mama vetëm për ty Emushe! Zoti të bekoftë gjithë jetën për këtë lumturi të papërshkrueshme që i ke dhënë mamit dhe babit.’
Si çdo nënë e re dhe Jonida nuk e ka përjetuar mirë ardhjen në jetë të së bijës për shkak të trasformimit rrënjësor që pëson jeta në ato momente.
Ajo është shprehur në daljen e fundit se ndihej keq pasi ishte e papërgatitur dhe nuk dinte si të kujdesej mirë për të bijën në momentin që ajo qante.
Linku: https://www.instagram.com/p/CQQfKD4MJs8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/