
Adrola Dushi sot feston ditëlindjen e saj të 28 dhe festa ka filluar që në orët e mesnatës.
Urimet kanë qenë të panumërta nga miqtë dhe të afërmit. Modelja surprizën e parë e ka marrë nga familja ku ka ndarë disa momente me dy vëllezrit e saj.
Adrola shfaqet e veshur me një fustan gri me xixa ku shkëlqen e tëra, duke mos të lënë përshtypjen që është mami e një djali që është kthyer në një nga shokët e saj më të mirë.
Kujtojmë se prej muajsh flitet se Adrola është në një lidhje me këngëtarin Capital T megjithatë deri më tani asnjëri prej tyre nuk i kanë konfirmuar lajmet.
Kjo ditëlindje Adrolën e ka gjetur mjaft të përmbushur si në aspektin personal dhe atë profesional dhe një gjë të tillë e konfirmon vetë modelja në çdo dalje.
Linku: https://www.instagram.com/p/CQo8BVZLe0y/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adroladushi/