
Klea Hutën ky 28 vjetor e ka gjetur mes angazhimeve të shumta. Urimet për të kanë filluar që në orët e para të mesnatës.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Elgiti ka vendosur ta urojë kështu femrën që i ka rrëmbyer zemrën prej vitesh.
‘Gëzuar ditëlindjen shpirti im’- ku krahas ka vendosur dhe një zemër.
Klea është bërë pjesë e serialit të Ermal Mamaqit dhe këtë periudhë kasti po xhirojnë. Të gjithë së bashku kanë vendosur ta surprizojnë vajzën e ditëlindjes me një atmosferë të thjeshtë por mjaft gazmore.
Gjatë këtij momenti nuk kishte si të mungonte një tortë dhe një super urim nga artistët e kastit të tyre.
Linku: https://www.instagram.com/p/CRSDdvVDXEb/
https://www.instagram.com/stories/kleahuta/2617056988735811898/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CPgBrxSDC5c/