
Për Turin dhe Orindën ardhja në jetë e Atarës ishte një nga ndryshimet më të mëdha. Koha fluturon shumë shpejt dhe e bija bëri një javë në krahët e familjes.
Orinda nëpërmjet një postimi të veçantë ka vendosur ta përshkruajë kështu këtë moment.
Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Me vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. Atara jonë, kurore e bekuar e dashurisë tonë 14 vjeçare.
Prindërit më të rinj të showbizit kanë vendosur që ta publikojnë momentet më të ëmbla me të voglën e tyre dhe padiskutim kur të rritet Atara do të shikojë albumin më të bukur dixhital.
Linku: https://www.instagram.com/p/CRoxqY5rZJM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/orindahuta/