
0
0
Meda është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore në vendin tonë. Prej një jetë në skenë, breza të tërë janë rritur duke dëgjuar muzikën e tij.
Ai është mjaft aktiv dhe në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale.
Meda pak orë më parë lançoi projektin e fundit i cili titullohet ‘Shamija e beqarit’ duke i gëzuar të gjithë ndjekësit e tij.
Projekti dhe pse ka shumë pak orë që ka dalë në treg është pritur mjaft mirë.
Shamija e beqarit me siguri do të bëjë namin në çdo kurorëzim dashurie dhe jo vetëm.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=HTTPj4gY0TI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mehdin_pergjecaj/