Antonela që nga dalja nga emisioni ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjete sociale me deklaratat e saj.
Pak ditë më parë Antonela organizoi një festë të madhe për ditëlindje ku u mblodhen miqtë e saj më të mirë dhe disa personazhe publik.
Të gjithë ndjekësit u revoltuan duke e bërë gënjeshtare atë pasi në të vërtetë ditëlindjen e ka në qershor.
Antonela është detyruar të japë një shpjegim për të gjithë ndjekësit që e kanë sulmuar për këtë fakt.
‘Momenti i sqarimit të shumë kërkuar. Jam binjak, ditëlindja ishte më 13 qershor por duke qenë se isha në Top Arena çdo ditë live, nuk kisha mundësi ta festoja. Momenti i duhur dhe pa angazhime ishe tani. Mos u zhgënjeni, s’jam luan’, shkruan Antonela.
Linku: https://www.instagram.com/p/CR4S9kNCZ6U/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRcI8Z1CQW5/