Home ShowBiz Sëmundja nuk e lë të qetë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur
Sëmundja nuk e lë të qetë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur
0

Sëmundja nuk e lë të qetë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur

0
0

Këngëtarja e njohur Jessie J ka zbuluar se shëndeti i saj është përkeqësuar me kalimin e kohës dhe tashmë nuk është më në gjendje të këndojë.

Ajo me lot në sy ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj të përkeqësuar shëndetësore.

‘Dje provova të këndoja një këngë, që zakonisht e këndoj shumë lehtë, por nuk mundesha. Problemi që kam nuk është zëri im, por po prek zërin tim.

Unë qava për orë të tëra. Prej 6 muajsh unë ende nuk mund ta kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës dhe fytit.

Pjesa më e keqe është se nuk janë kordat e mia vokale. Ato janë të shëndetshme dhe më presin me duart lart. Ka diçka rreth tyre. Tirodija, alergji. Kush e di. Testimet vazhdojnë.

95% të kohës unë jam mirë. Pozitive dhe e fortë. Gjëja që tregoj edhe më shumë këtu. Por në atë 5% ndihem ndonjëherë si dje. Thyhem. Ndihem e humbur dhe e vetmuar me gjënë që po më ndodh’.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQQPabPAowz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jessiej/