Loredana dhe Mozzik janë padiskutim një nga dyshet më të zhurmshme në rrjet. Së fundmi romanca e tyre duket se ka pësuar një krizë.
Ata kanë vijuar ne postime thumbuese mes tyre duke zbuluar më shumë detaje për ndjekësit se çfarë ka ndodhur.
Mbrëmjen e djeshme, reperja ka ndarë në Instastory një postim që zbulon detaje të reja mbi krizën e tyre.
‘Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithëçka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekje!’- shkruan ajo.
A mos vallë këngëtarja la të kuptohej se i ka munguar koha, liria dhe vëmendja?
Kujtojmë se nuk është hera e parë që dyshja janë ndarë. Ndjekësit janë mësuar me krizat e tyre dhe të gjithë mezi presin të lënë gjithçka pas për tu rikthyer bashkë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/loredana/2645450747310110747/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/loredana/